Havolli: Në qershor publikimi i të dhënave rreth deklarimit të pasurisë

Aktuale

Havolli: Në qershor publikimi i të dhënave rreth deklarimit të pasurisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:16
Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli

“Ka shumë aplikacione, 4800 aplikacione, por shpresoj se kah fundi i qershorit do të bëhet publike”, tha ai në emisionin ‘Përballje’ në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ka një perfomancë më të lartë të gjykatave sa i përket shqyrtimit të lëndëve të dërguara nga AKK, por ka raste kur agjencia dorëzon kallëzim penal dhe prokurorët e hedhin poshtë, me arsyetimin e mungesës së provave.

Havolli ka thënë se ka raste kur dënimet për shkelësit janë minimale nga ana e gjykatave, duke kërkuar që ato të jenë më të larta, ndërsa ka kërkuar që sinjalizuesit të mbrohen me ligj, në mënyrë që të ketë një luftim më të madh kundër krimit dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat