Nga LDK nuk e mohojnë një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Aktuale

Nga LDK nuk e mohojnë një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:29
Isa Mustafa fhe Albin Kurti

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thënë se Vetëvendosje dhe partia e tij deri më tani nuk kanë pasur një bisedë serioze për koalicion parazgjedhor.

“Ne nuk kemi hyrë në biseda serioze. Ne kemi pasur takime, por jo diçka më të thellë”, tregoi Gecaj.

Gecaj ka thënë në emisionin “Pressing” të Televizionit 7 se koalicioni parazgjedhor nuk është një opsion i përjashtuar, por që LDK nuk ka pasur përvojë të mirë në zgjedhjet e fundit, kur në listën e LDK’së u bashkua AKR’ja e Behgjet Pacollit.

“Kemi pasur përvojë të keqe me bashkëimin me partitë para zgjedhjeve. Është një disponim i përgjithshëm që të hyjmë si parti të vetëm në zgjedhje, megjithatë nuk e përjashtojë një mundësi të tillë”, është shprehur zyrtari i LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat