Krasniqi shpjegon tri format e zhurmimit “demokratik”, njëra prej tyre ia kalon edhe sharjeve të aferës ‘Pronto”

Aktuale

Krasniqi shpjegon tri format e zhurmimit “demokratik”, njëra prej tyre ia kalon edhe sharjeve të aferës ‘Pronto”

Nga: Z.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:37
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka shpjeguar tri format e zhurmimit "demokratik", Krasniqi thotë se, zhurmuesit shfaqen në tri forma: 1. Mbjellja “intelektuale” e defetizmit; 2. Gjjuha fyese, me gjoja“kulturë” të lartë; dhe 3. Sharje dhe kërcënime primitive, le ta themi e një egërsie si ajo “pronaos” së famshme, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një postimi ka shkruar se, zhurmuesit e formës së parë sikur kanë për qëllim ta topitin çdo mundësi dhe vullnet qytetar për ndryshim. Për të arritur qëllimin e tyre, këta zhurmues kryesisht kanë një retorikë shprehëse në stilin “të gjithë politikanet janë njësoj”, “ju, politikanë, nuk keni asnjë ndryshim”, “të gjithë jeni mashtrues”, “të gjithë jeni hajna, të korruptuar...”e të ngjashme.

Ndërsa për zhurmuesit e formës së dytë kanë të njëjtin qëllim si të parët. Këta janë intelektualë xhahilë, janë fare pak të dijshëm, por janë më të lehtë për t’u yshtur për fyerje të shumëllojta që përcjellen me fjalë banale. Tipat e tillëtë vetmin argument kanë fyerjet me një arsenal banalitetesh.

Kurse për zhurmuesit e formës së tretë thotë se, kanë fjalor të paskrupullt, të pacipë e agresiv, të mbushur me sharje që ia kalojnë edhe sharjeve të aferës ‘Pronto”.

Postimi plotë:

Vite më parë pata shkruar”

TRI FORMAT E ZHUMIMIT “DEMOKRATIK”

Në rastin tonë, zhurmuesit shfaqen në tri forma: 1. Mbjellja “intelektuale” e defetizmit; 2. Gjjuha fyese, me gjoja“kulturë” të lartë; dhe 2. Sharje dhe kërcënime primitive, le ta themi e një egërsie si ajo “pronaos” së famshme.

Zhurmuesit e formës së parë sikur kanë për qëllim ta topitin çdo mundësi dhe vullnet qytetar për ndryshim. Për të arritur qëllimin e tyre, këta zhurmues kryesisht kanë një retorikë shprehëse në stilin “të gjithë politikanet janë njësoj”, “ju, politikanë, nuk keni asnjë ndryshim”, “të gjithë jeni mashtrues”, “të gjithë jeni hajna, të korruptuar...”e të ngjashme. Kjo formë e zhurmimit është vrasje e besimit se mund të ndryshohetdiç dhe është thjesht një thirrje për të vazhduar sundimi tiranik. Kjo s’është asgjë tjetër, pos një propagandë defetiste, e cila në një formë edhe e ka nxitur shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të vendeve demokratike. Të mbjellësh defetizmin, sigurisht që do të korrësh humbjen e shpresë.

Në rastin tonë, ikjen për ngjalljen e shpresës diku tjetër, për një jetë më të mirë.

Zhurmuesit e formës së dytë kanë të njëjtin qëllim si të parët. Këta janë intelektualë xhahilë, janë fare pak të dijshëm, por janë më të lehtë për t’u yshtur për fyerje të shumëllojta që përcjellen me fjalë banale. Tipat e tillëtë vetmin argument kanë fyerjet me një arsenal banalitetesh, sikurse “ju jeni më m.. se ata”, “edhe ju keni ngrënë... në një grazhd me ta”, “ku ishit më herët shk...” e të ngjashme.Këta tipa dinë të relativizojnë çdo dështim të qeverisë! Sigurisht se përsa u tha nga shembujt më të lehtë, janë format më të buta të mundshme të zhurmimit.Por, edhe këta për qëllim kanë të pengojnë çdo ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare.Të tillët i mundon së tepërmi niveli i njeriut të kulturuar, i intelektualit atdhetar, prandaj jo rrallë i përsërisin epitetet e armikut, te cilat i nxjerrin nga arkivat e demonstratave të viteve ’80 e ’90, por gjithsesi nuk kursehen të shkojnë edhe përtej tyre.

Ndërsa zhurmuesit e formës së tretë kanë fjalor të paskrupullt, të pacipë e agresiv, të mbushur me sharje që ia kalojnë edhe sharjeve të aferës ‘Pronto”. Nuk ka asnjë dyshim se këta janë ithtarët dhe kultivuesit e një fjalori të pështirë më të cilin irritohet çdo njeri me zhvillim normal psikik e fizik. Të tillët nuk hezitojnë, në jo pak raste, as të kërcënojnë verbalisht,se sa për sms-të, ato janë përditshmëri tashmë. Kjo farë e keqe, jo rrallë edhe duke maskuar identitetin (në rrjetet e ndryshme sociale si dhe portale nga mëtë ndryshmet), bëhen“trima” por në esencës’ anë veçse frikacakë e mburravecë të rëndomtë. Ata mendojnë se e gjithë bota janë si soji i tyre prej frikacaku e plangprishësi. Kam bindjen se këta njerëz udhëhiqen nga një dorë e fshehtë, nga një mekanizëm i koduar për luftë speciale. Nuk ka dyshim, këta njerëz janë të zhveshur nga morali, etika apo edukimi elementar tradicional shqiptar. Ky lloj i njerëzve është prezantimi më i keq që mund t’i bëhet kombit shqiptar. Lexuesi të më falë që nuk po i evidentoj sharjet e tyre,meqenëse nuk ma lejon kultura intelektuale dhe edukimi tradicional kombëtar. Besoj se këto shëmti nuk janë të panjohura për lexuesit e vëmendshëm, sidomos lexuesi i disa portaleve që janë krijuar enkas për këtë nivel komunikimi, që edhe udbashët e Milloshit do t’ua kishin zili. Këta janë më të yshturit për përhapjen e frikës kudo ku shpresojnë t’ia arrijnë qëllimit. Këta e kanë gatishmërinë për të shantazhuar çdo segment që është në shërbim te ndryshimeve pozitive.

Të tri format e përmendura të zhurmimit janë të programuara që të veprojnë kundër çdo progresi të mirëfilltë shoqëror, të zhvillimeve aq të domosdoshme të shtetit tonë të brishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat