Bazaj letër Veselit: Ju po na largoni nga PDK-ja në Prishtinë, Ramizi po na largon nga PDK-ja në Drenas

Aktuale

Bazaj letër Veselit: Ju po na largoni nga PDK-ja në Prishtinë, Ramizi po na largon nga PDK-ja në Drenas

Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:50
Kadri Veseli

Një nga figurat më të rëndësishme e PDK-së në Drenas, Naim Bazaj, përmes një letre të hapur i është ankuar tej mase kryetarit të partisë, Kadri Veselit.

Ai shkruan se Veseli ‘është përkujdesur që t’i largojë bashkëpartiakët e tij nga ky rajon, pra Drenasi, nga të gjitha funksionet ne qendër – në PDK-në e Prishtinës.

Ndërkohë, shkruan që të njëjtën po e bën Ramiz Lladrovci me PDK-në e Drenasit.

Ja postimi i plote:

Letër e hapur kryetarit të PDK -së, z. Kadri Veseli

I nderuari Z. Kryetar!

Duket sikur çdo ditë e më shumë po na largoni shumicën nga strukturat që kanë mbajtur mbi vete të gjitha detyrat dhe obligimet, si dhe sukseset e PDK -së në njërën nga Degët më të mira në Kosovë, përkundër gjithë atyre neglizhimeve dhe anashkalimeve që qendra ka ushtruar ndaj veprimtarëve tanë.

Mjafton të shihni se përfaqësimi i veprimtarëve të Degës sonë në institucione qendrore ka qenë madje edhe shokues-injorant, madje edhe ata me banim në Prishtinë e jo në territorin e komunës sonë. Ndërkaq në emër të fuqisë votuese që ka siguruar Dega jonë janë stimuluar padrejtësisht veprimtarë të partisë nga Degë tjera krejt të pafuqishme.
Po ashtu edhe në postin e deputetit jemi poshtëruar rëndë, se pse kemi vetem një deputete, po edhe joveprimtarësh parashutistë nga Degë tjera, përderisa neve na keni anashkaluar edhe me emra veprimtarësh që nuk janë banorë të komunës sonë që nga paslufta. Ata mund t’i kandidonit me votat e tyre nga kryeqendra e jo nga vota jonë.

Këto dy vite të fundit, gjendja në parti ka marrë përmasa të keqësimit fuqimisht, kryesisht me ardhjen dhe imponimet e Ramiz Lladrovcit në krye të institucionit lokal, komunës, fuqinë e së cilës e kemi bërë në të gjitha zgjedhjet pikërisht në strukturat partiake. Por që nga kjo kohë, kryetari Lladrovci jo vetëm ndrydhi, po edhe largoi pjesën kryesore të veprimtarëve dhe qeverisësve të Degës, duke sjellë në vende të tyre njerëz që asnjëherë nuk kanë qenë në shërbim të partisë sonë.

Po shihet qartë se ai ka sjellë një frymë neveritëse brenda partisë e strukturave të saj dhe kështu fuqia e PDK -së po vjen duke rënë shumë. Besimi tek struktura partiake është nën çdo nivel kësokohe.

Një problem i theksuar është ai se nga qendra po na imponohen njerëz që më shumë po na sjellin përçarje se sa ndihmë dhe freski partiake.

Ju duhet ta keni parasysh se premtimet tuaja nuk po mbahen e nuk po realizohen. Nga kjo edhe po bie fuqia partiake.
Edhe një problem i veçantë po vërehet: Në zgjedhjet dhe aktivitetet lokale të Degës nuk po respektohen vijat e angazhimeve për tema e çështje lojale brenda Degës e komunës, po nga një shterpësi e tillë, edhe Ramizi, sikurse edhe disa veprimtarë po harxhojnë energji të kota me çështje madhore e qendrore kombëtare. A nuk kanë sens dallimi se nga duhet orientuar energjia dhe angazhimi brenda Degës apo ju ka humbur tërësisht busulla dhe përpiqen të tregojnë nivel superior me tema nacionale, kurse nevojat e adresimeve lokale mbeten në mëshirën e askujt, pse nuk tregojn realitetin edhe grupi strategjik sepse i ka terorizu qytetaret e Drenasi qe disa vende nuk e lejuan te mbajn takime as infromuse politik mahallash është kah bënë edhe premtime te kota duke e ditur se ky kryetar ne ikje ashtu kishin thën ne Fshatin Sankovc, fushticë e poshtmë , Qikatovë të vjeter, llapushnik, Poklekë etjera shume edhe elektoraki nuk deshironë me ketë

Kausi me orarë ne Bizneset të mdhaja e te vogla Oradinancave, me Barrnatore private nuk ju lehëtesohet puna po ju veshtërsohët edhe shtepisë te shëndetit për hater te kujt u ba ndryshimi i orarit për ata qe dote jen një natë kujdestar, dhe biznes për një natë kjo asht pazari i dikujt,

Duhet te njoftohet opinjoni me përfitues të partisë te dinë se statusi i partisë po shkilet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat