Isa Mustafa uron Ditën e Kushtetutës

Aktuale

Isa Mustafa uron Ditën e Kushtetutës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:09
Isa Mustafa

“Sot, bëhen 11 vite nga ratifikimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë është prej ditëve më të rëndësishme për Kosovën. Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit”.

“Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky dokument është një akt politik për të ndërtuar dhe zhvilluar një shtet të drejtë dhe demokratik, dhe ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës”.

“Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë në zbatimin dhe implementimin e këtyre akteve ligjore, që Kosova të hecë krahas shumë vendeve perendimore.Poashtu, sot ne kujtojmë të gjithë ata që punuan në hartimin e Kushtetutës, veçanërisht kujtojmë të gjitha ato gjenerata që u flijuan për këtë ditë dhe nuk janë më në mesin tonë”.

“Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i të gjithë neve dhe realizimin e këtij definicioni duhet ta mundësojmë të gjithë bashkërisht që të kemi një shtet demokatik dhe të përparuar. Urime Dita e Kushtetutës të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat