Limaj: Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore

Aktuale

Limaj: Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:27
Fatmir Limaj

Zv.kryeministri i Kosovës dhe njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar  ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila e kurorëzoi pavarësinë tonë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike.
Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.
Gëzuar 9 Prilli - Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat