Krasniqi: Humbja e dashurisë për atdheun duhet të na alarmojë, e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve

Aktuale

Krasniqi: Humbja e dashurisë për atdheun duhet të na alarmojë, e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:15
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka folur për largimin e njerëzve nga Kosova për punë e siguri,  zvoglimi enormë i natalitetit, shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun , duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se , të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to!

Postimi i plotë:

BRAKTISJA E ATDHEUT, PROBLEM I YNI SERIOZ!

Largimi i njerëzve nga atdheu për punë e siguri;

Zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, sidomos në shkollat e fshatrave;

Zvogëlimi enormë i natalitetit;

Shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe
Humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!

Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to!

Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë!

Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar!

Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat