Zyrtari i PDK-së: Qytetarët po ikun nga vendi, shkaku i pushtetarëve që nuk po e projektojnë të ardhmen e vendit

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Qytetarët po ikun nga vendi, shkaku i pushtetarëve që nuk po e projektojnë të ardhmen e vendit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Anëtari i PDK-së Arben Gecaj, ka komentuar braktisjen e vendit nga qytetarët, fenomen ky që është shndërruar në trend në vitet e fundit.

Gecaj, ka akuzuar drejtuesit e shtetit për mungesë të projektimit te të ardhmes.

“Ikja vjen nga gjendja bllokadë, nga pafuqia e frika, ikja lidhet me paaftësinë për të projektuar të ardhmen. Kryesisht jemi duke jetuar në të kaluarën, e kaluara jonë është e dhimbshme, e mundimshme. Njeriu si qenje është e orientuar nga e ardhmja, e ardhmja projektohet nga sitemi, politika dhe pushteti”, ka thënë ai.

Sipas tij, tani pjesa e madhe e qytetarëve e kanë kuptuar se ata dhe fëmijët e tyre nuk janë pjesë e projektimit, pra, fëmijët e tyre nuk janë temë shoqërore e as e politikës.

“Prandaj ata ikin, ata do të ikin edhe më shumë nese partite tona vazhdojnë të krijojnë projeksione vetem për familjet e tyre dhe grupin e interesit personal”,ka shkruar Gecaj në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë:

Katastrofat natyrore, luftrat dhe gjendja e keqe ekonomike janë shkaktarët kryesorë të migrimit. Viteve të fundit po përballemi me nje fenomen te ri, jo migrim klasik, por me ikje.

Ikja vjen nga gjendja bllokadë, nga pafuqia e frika, ikja lidhet me paaftësinë për të projektuar të ardhmen. Kryesisht jemi duke jetuar në të kaluarën, e, e kaluara jonë është e dhimbshme, e mundimshme. Njeriu si qenje eshtë e orientuar nga e ardhmja, e ardhmja projektohet nga sistemi, politika dhe pushteti.

Tani pjesa e madhe e qytetarëve e kanë kuptuar se ata dhe fëmijët e tyre nuk janë pjesë e projektimit, pra, fëmijët e tyre nuk janë temë shoqërore e as e politikës. Prandaj ata ikin, ata do të ikin edhe më shumë nese partite tona vazhdojnë të krijojnë projeksione vetem për familjet e tyre dhe grupin e interesit personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat