Gani Geci publikon foto me babain e ish gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastratit, thotë se u vra si pasojë e komunikatës nr. 59

Aktuale

Gani Geci publikon foto me babain e ish gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastratit, thotë se u vra si pasojë e komunikatës nr. 59

Nga: D.RR Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:35
Gani Geci dhe Hajriz Kastrati

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka publikuar sot një foto me babain e ish gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratit. Për këtë të fundit, Geci thotë se u vra si pasojë e komunikatës nr. 59 nga UÇK- ja Banhofave me ç’rast u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku, ndërsa vet Geci u plagos rëndë.

Geci tregon edhe fjalët që ia tha Hajriz Kastrati në takim me të.

“Mos u dorëzo Gani, se ma shumë ke bërë ti për shokë tu të vrarë mas lufte se hallku që kanë bërë për vëllezër e prindër të vet”, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Me Hajriz Kastratin babain e Bekim Kastratit gazetarit të gazetës Kombëtare “Bota Sot” i cili u vra me datën 19 .10.2001 ne atentatin e përgaditur si pasojë e komunikatës nr. 59 nga UÇK- ja Banhofave me ç’rast u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku dhe u plagosa rëndë unë ndërsa pa plag shpëtoj Shani Geci.

Hajriz Kastrati edhe pse në moshë të shtyer gjithmonë i gatshëm të më jap kurajo për luftën e mëtutjeshme kundër kriminelve dhe mbështetësve të tyre që na vranë e na shanë.

Me thajë ni fjalë: Mos u dorëzo Gani, se ma shumë ke bërë ti për shokë tu të vrarë mas lufte se hallku që kanë bërë për vëllezër e prindër të vet.
Ishalla jeton 100 vjet mixha Hajriz!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat