Avokati Berisha për ministrin serb: Mëkat që paguajmë paga të majme për mendje kriminale, ka një porosi për Haradinajn

Aktuale

Avokati Berisha për ministrin serb: Mëkat që paguajmë paga të majme për mendje kriminale, ka një porosi për Haradinajn

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:17
Ivan Teodosijevic

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.

Ky ministër ndoqi rrugën e ish-zv/ministres, Vesna Mikiq e cila tashmë është larguar nga posti që pati në Qeveri.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati, Besnik Berisha. Ai tha se ky ministër duhet menjëherë të shkarkohet, arrestohet dhe dënohet.

Tutje Berisha shtoi se nxitja e urrejtjes ‘brina’ nuk ka e që është mëkat që me taksat tona paguajmë paga të majme për mendje kriminale.

Postimi i plotë i Berishës:

Ky minister duhet menjehere te shkarkohet, arrestohet dhe denohet.

Nxitja e urrejtjes brina s’ka.

Eshte mekat qe me taksat tona paguajme paga te majme per mendje kriminale.

P.S. Kryeminister, nese se largoni ju, do e largon populli. Opsioni i pare eshte me i mire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat