Limaj: Beteja e Koshares i dha impuls të ri luftës së drejtë të UÇK-së

Aktuale

Limaj: Beteja e Koshares i dha impuls të ri luftës së drejtë të UÇK-së

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:26
Foto

Kryetari i partisë Nisma Socialedemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Koshares, duke shprehur nderime për të gjithë dëshmorët, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se, Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Dy dekada më parë në Koshare ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rreshtuar në Brigadën 138 "Agim Ramadani”, zhvilluan një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.
Kjo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim.
Në këtë 20-vjetor kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në këtë betejë.
Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit.
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat