Ja edhe deklarata e Todosijeviqit për ‘Reçakun e trilluar’, pas të cilës Haradinaj e përzuri nga Qeveria

Aktuale

Ja edhe deklarata e Todosijeviqit për ‘Reçakun e trilluar’, pas të cilës Haradinaj e përzuri nga Qeveria

Nga: N.SH Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:15
Ivan Todosijevic

(E plotësuar) - “Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Prirjen e tyre përgjak e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte deklaruar ministri tashmë i shkarkuar i Qeverisë Haradinaj, Ivan Todosijeviq gjatë një tubimi në Zveçan për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Pas pak orësh pas publikimit të kësaj deklarate, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, bënte të ditur Haradinaj në njoftim.

Së fundmi, ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai ka thënë se shkarkimi i ministrit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës erdhi pas gjuhës së urrejtjes.

Ai vlerëson se deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë.

“Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin”, ka shkruar Veseli.

Ai ka ftuar Bashkimin Evropian që të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.

Kryeministri Haradinaj shkarkon ministrin serb, Ivan Todosijevic

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr vendim që të shkarkoj ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj e ka konfirmuar lajmin përmes një statusi në Facebook.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet”, shkruan Haradinaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat