Deliu-Kodra: Është skandaloze gjuha e ministrit, i cili masakrën e Reçakut e quan "trillim"

Aktuale

Deliu-Kodra: Është skandaloze gjuha e ministrit, i cili masakrën e Reçakut e quan "trillim"

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:25
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosvës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se, masakra e Recakut dhe shumë masakra të tjera në gjithë Kosovën janë dëshmia më e fuqishme e politikës serbe të terrorit sistematik, të gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit përcjell “Bota sot”.

Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, mohimi i krimeve serbe në Kosovë është përpjekje për të justifikuar dhe injoruar dhunën dhe gjenocidin serb që shkon deri në spastrim etnik.

Postimi i plotë:

Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është përpjekje për të justifikuar dhe injoruar dhunën dhe gjenocidin serb që shkon deri në spastrim etnik. Arma më e fuqishme kundër mohimt të krimeve janë faktet dhe dëshmitë.

Masakra e Reçakut dhe shumë masakra të tjera në gjithë Kosovën janë dëshmia më e fuqishme e politikës serbe të terrorit sistematik, të gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit. Është skandaloze gjuha e një ministri, i cili masakrën e Reçakut e quan “trillim”. Të tillë nuk do të duhej të kenë vend asnjëherë në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka marr vendim që të shkarkoj ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat