Daut Haradinaj për Kosharen: Aty ku trima nga të gjitha anët e kombit po bashkoheshin rreth Agim Ramadanit

Aktuale

Daut Haradinaj për Kosharen: Aty ku trima nga të gjitha anët e kombit po bashkoheshin rreth Agim Ramadanit

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:06
Foto

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se, edhe 20 vite vite më parë filloi beteja e Koshares , aty ku trima nga të gjitha anët e kombit tonë po bashkoheshin rreth trimit Agim Ramadani për t'i dhënë goditjen e fundit regjimit serb, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se, Brigada 138 "Agim Ramadani" e udhëhequr nga Komandant Rrustem Berisha që sot udhëheqë Ushtrinë e Kosovës, ishte dhe mbeti tmerri dhe ferri për ushtrinë tashmë të turpëruar dhe mposhtur serbe

Postimi i plotë:

Plot 20 vite më parë filloi beteja e Koshares , aty ku trima nga të gjitha anët e kombit tonë po bashkoheshin rreth trimit Agim Ramadani për t'i dhënë goditjen e fundit regjimit Serb. Në këto luftime që zgjatën me javë të tëra ranë për të mos vdekur kurrë me dhjetra dëshmorë.
Brigada 138 "Agim Ramadani" e udhëhequr nga Komandant Rrustem Berisha që sot udhëheqë Ushtrinë e Kosovës, ishte dhe mbeti tmerri dhe ferri për ushtrinë tashmë të turpëruar dhe mposhtur serbe. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë.DH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat