Kërcënimi “plumb në kokë” Vuçiqit dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë

Aktuale

Kërcënimi “plumb në kokë” Vuçiqit dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:53
Ilustrim

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç ka publikuar në facebook se incidentet e fundit kanë shqetësuar serbët e Kosovës, ndërsa personi Dragan Kostiq ka reaguar me kërcënim, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Në profilin në facebook të Igor Simiç nënkryetar i Listës Serbe është publikuar komenti i dërguar përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Simiç ka publikuar një status ku thotë se serbët e Kosovës janë të shqetësuar me incidentet e fundit në Kosovës, ndërsa Dragan kosiq ka reaguar me një koment kërcënues se përfaqësuesit e serbëve në qeverinë Haradinaj dhe presidenti i Serbisë Vuçiq meritojnë “plumb në kokë”.

“Cilët përfaqësues të serbëve bë qeverinë shqiptare të Haradinajt... ata janë tradhtar si edhe Vuçiq! TË gjithëve duhet dhënë nga një plumb në kokë, ka shkruar Kostiq duke kërcënuar nën tekstin e nënkryetarit Simiç.

Duke reaguar në këtë koment Lista Serbe , ai ka kërkuar nga organet përkatëse që të procedojnë dhe hetojnë këtë kërcënim

“Edhe nënkryetari Igor Simiç dhe të gjithë anëtarët tanë do të vazhdojnë të luftojnë për popullin serb. Nga organet përgjegjëse kërkojmë që të hetohet ky kërcënim” ka thënë në një kumtesë Lista Serbe, duke nënvizuar se dhuna nuk duhet të tolerohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat