Kur do të rrëzohet Qeveria sipas Milaim Zekës

Aktuale

Kur do të rrëzohet Qeveria sipas Milaim Zekës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:53
Milaim Zeka

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron organizim të protestave në të gjithë vendin, duke synuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. LDK-ja nuk po e përkrah këtë iniciativë, përpos disa deputetëve të pavarur.

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se Qeveria mund të rrëzohet vetëm nëse sigurohen numrat.

“Nuk rrëzohet Qeveria përmes protestave. Rruga e vetme për ta rrëzuar Qeverinë është rruga parlamentare. Nëse opozita i bën numrat futet në Parlament, i ka 61 vota nesër rrëzohet Qeveria”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se është kundër protestave.

Zekaj tutje ka thënë se edhe pse koalicioni aktualisht nuk e ka shumicën e nevojshme, punët po kryhen.

“Është shumë e saktë Qeveria nuk e ka shumicën, por megjithatë ligjet po kalojnë, është një bashkëpunim shumë i mirë me Partinë Socialdemokrate”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat