Aliu: Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb

Aktuale

Aliu: Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar qytetarët e vendit me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

“Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb. Beteja e Koshares sheshazi, botës i bëri të qartë vullnetin e hekurt e syrin e patrembur për çlirimin e Kosovës. Nga kjo rrjedhë e historisë, e shkruar me gjakun e dëshmorëve të kombit, të cilët nuk reshtën deri në flijim për komb e republikë, buroi edhe akti më i lartë juridik i vendit tonë, Kushtetuta e Kosovës, ditëlindjen e së cilës po e shënojmë sot! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, shkruan Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat