Beteja e Koshares, Xhafer Gashi: Trimat nuk vdesin kurrë

Aktuale

Beteja e Koshares, Xhafer Gashi: Trimat nuk vdesin kurrë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:02
Koshare

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka përkujtuar me pietet të lartë betejën e lavdishme të Koshares, në të cilën u thye kufiri Kosovë-Shqipëri.

Në 20-vjetorin e shënimit të kësaj date të lavdishme dhe Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kreu i Obiliqit nderoi dëshmorët e rënën në Koshare.  

"Agim, këtu dhimbja për ju e dashuria për atdheun, gjithnjë na kthejnë krenarinë që kemi për vendin e të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Thonë që trimat si ju nuk vdesin kurrë sepse ata jetojnë me ne dhe kujtohen nga të gjithë. Por Agim, trimat po i mungojnë shumë këtij vendi dhe gjithë shoqërisë sot! Lavdi heronjve të kombit Lavdi Koshares Legjendare, Lavdi Prekazit historik, Lavdi Dukagjinit, Lavdi të gjithë të rënëve për liri. Me mall për të gjithë ju bashkëluftëtarët e mi, të Koshares", shkruan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat