Kajtazi kërkon nga Lumezi të arrestojë Todosijeviqin

Aktuale

Kajtazi kërkon nga Lumezi të arrestojë Todosijeviqin

Nga: A.M. Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:35
Fadil Kajtazi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të arrestojë ish ministrin Ivan Todosijeviq.

Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi ka shkruar se deklarata e Todosieviqit është shkelje flagrante e Kodit Penal të Kosovës, më saktë Neni 147 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Postimi i plotë:

Todosijeviq ka konsumuar vepër penale,

Nëse Aleksander Lumezit i ka mbetur pak ndërgjegje, ai duhet te reflektoi, duhet ta arresoi Todosijeviqin. Se paku nga shkaku se Lumezi është prokuror vetëm nga shkaku se themel i shtetësisë të Kosovës dhe prokurorisë ku ai është kryeprokuror, është gjaku i të rënve në Reçak. Deklarata e Todosieviqit është shkelje flagrante e Kodit Penal të Kosovës, më sakt Neni 147 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, i cili ne piken 1 sakteson se: "Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Deklarata e Todosieviqit, i veshur me petkun e ministrit të Qeverisë se Republikës së Kosovës është tipike në frymen e përhapjes së urrejtjës ndëretike, si dhe fyrje për viktimat e pafajshme të masakruara në Reçak. Gjithashtu, ky minister ka konsumuar edhe një vepër penale tjetër, ku me këtë rast ka deformuar emrin kushtetues të Republikes se Kosoves duke i dhene ati atribut të emrit me te cilin e emërton shteti armiqësor Serbia. Nuk ma merr mendja se Alekasander Lumezi dhe Hashim Thaqi kanë zemër dhe ndergjegje per t'i dalur ne krahë të masakruarve në Reçak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat