Përkujtohen dëshmorët Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi

Aktuale

Përkujtohen dëshmorët Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:35
Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi

Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi nga Krusha e Madhe, të shtunën më 13 prill do të bëhet vënia e luleve te varrezat dëshmorëve, homazhe te vendi i rënies dhe do të mbahet një akademi përkujtimore në Krushë të Madhe.

Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi ranë 20 vjet më parë në frontin e luftës kundër forcave kriminale serbe, të cilat kishin nisur aksionin e spastrimit dhe gjenocidit mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat