Në 20-vjetorin e thyerjes së kufirit, Milaim Zeka publikon fotografi të veçanta

Aktuale

Në 20-vjetorin e thyerjes së kufirit, Milaim Zeka publikon fotografi të veçanta

Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:38
Milaim Zeka publikon fotografi të veçanta

Deputeti Milaim Zeka, gjatë kohës së luftës ka dhënë kontribut të madh, sidomos me punën e gazetarit, duke raportuar nga fronti, në mesin e shumë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 20-vjetorin e ngjarjes së rëndësishme të thyerjes së kufirit, Zeka e ka përkujtuar këtë moment përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, në të cilat shihet ai me bashkëluftëtarët e Jusuf Gërvallës, për të cilët Zeka thotë se e kanë inspiruar në rrugën për liri dhe pavarësi.

Ky është shkrimi i Zekës lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme historike:

Thyerja e kufirit ne Koshare

Perkulem perpara Agim Ramdanit dhe çdo ushtari te vdekur e te gjalle. Perkulem perpara çdo familje te ketyre luftetareve te lirise.

Po sot, po botoje nje foto me dy bashkeluftetare te Jusuf Gervalles, qe kane qene nder njerezit qe me kane inspiru ne rrugen time per liri dhe pavaresi. Ata jane: Mejdi Rexha, qe ka ikur per ne boten tjeter para gjashte viteve, dhe Shaban Bobaj, shyqyr hala gjalle. Te dyte nga Korisha e Prizrenit.

Kjo foto eshte bere ne Sindelfingen te Gjermanise, jo large vendit ku jane vra vellezerit Gervalla dhe Kadri Zeka. Viti eshte 1983. Jemi njohur ne protesten e nje vjetorit te kesaje verasje mizore nga Beogradi…!

Jam krenar me te gjithe ata qe i kam takuar ne te kaluaren!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat