Milaim Zeka befason me deklaratën e tij për Rexhep Selimin: Prej që është në politikë, kurrë më...

Aktuale

Milaim Zeka befason me deklaratën e tij për Rexhep Selimin: Prej që është në politikë, kurrë më...

Nga: N.H Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:45
Milaim Zeka dhe Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka sulmuar përsëri kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Selimi ka thënë se Lumezi është shërbëtor i presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Zyrtari i lartë i VV-së po ashtu i ka dhënë një goditje edhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Lidhur më këtë deklaratë të Selimit është pajtuar edhe deputeti Milaim Zeka.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë për Selimin, se kurrë më mirë nuk ka folur.

Ja shkrimi i tij:

Prej qe ashte ne politike, kurr ma sakte nuk ka fole. Nuk ka njeri ne Kosove qe munde ta konsideroje veten te lire, perderisa Hashim Thaçi e kontrollon, e dirigjon dhe e urdheron çdo koridor te drejtesise kosovare...
Organet e ndjekjes jane nen utdherat e tije!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat