Eksperti amerikan akuzon rëndë Pacollin: Për 20 vjet ndërtuat hotele, dështuat, korruptuat deri në eshtra

Aktuale

Eksperti amerikan akuzon rëndë Pacollin: Për 20 vjet ndërtuat hotele, dështuat, korruptuat deri në eshtra

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:15
Behgjet Pacolli

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar një shkrim të kryediplomatit të Kosovës Behgjet Pacolli, dhënë për Euobserver.

Në këtë opinion, Pacolli ka treguar arsyet se pse Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe se si qytetarët e saj janë të rinj dhe të shkathët.

Por, atij i ka reaguar ashpër eksperti amerikan Alon Ben-Meir, i cili e ka pyetur publikisht Pacollin se çfarë ka ai për Kosovën gjatë kohës sa është në pushtet.

Ben-Meir ka akuzuar politikanët e Kosovës për korrupsion dhe dështim, duke thënë se ata për 20 vjet ndërtuan hotele dhe fituan tenderë publikë, përcjell Bota sot.

Kjo sipas profesorit amerikan, është arsyeja, se pse qindra-mijëra të rinj po largohen nga Kosova.

Image
Profesori amerikan Alon Ben-Meir

Reagimi i plotë i Alon Ben-Meir:

“Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli shkroi një op-ed se pse Kosova duhet të integrohet në BE dhe se si kosovarët janë të rinj dhe të shkathët.

Është shumë e vërtetë që ju keni popullatën më të re në Evropë. Por unë kam një pyetje për ju Z. Pacolli, çfarë keni bërë ju për vendin tuaj gjatë dy dekadave të kaluara që keni qenë në pushtet?

Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tendera publike, ndërsa sot 20 vjet pas luftës, qindra mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat, korruptuat deri në eshtra!

Image
Postimi i Ben-Meir
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat