Gani Geci: Sa ma tepër që na luftojnë hajnat, aq më e fuqishme bëhet rezistenca jonë

Aktuale

Gani Geci: Sa ma tepër që na luftojnë hajnat, aq më e fuqishme bëhet rezistenca jonë

Nga: N.H Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:22
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosvës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment për disa sulme që po bëhen në drejtim të familjes së tyre.

Geci në një kundërpërgjigje ndaj tyre ka thënë se sa më shumë që i sulmojnë, aq më e fuqishme bëhet rezistenca e tyre.

“Sa ma tepër që na luftojnë të padrejtit, komunistët hajnat dhe matrapazët e të gjitha ngjyrave, aq më e fuqishme bëhet rezistenca jonë”, ka shkruar Geci në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryhse, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook të bërë ditë më parë kishte paralajmëruar se jeta e tij është në rrezik.

Kjo pasi që, sipas tij, disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe kishte informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat