Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat

Aktuale

Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:24
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot pjesë në lansimin e bibiliotekës digjitale në Prishtinë.

Duke folur para të pranishmëve, Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat.

“Shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as duke ikur, e as duke u tërhequr nga sfidat”, ka thënë ai.

Këto komente të Veselit vijnë në një periudhë kur nëpër media është duke u raportuar për një ikje masive të të rinjve jashtë vendit.

Një gjë të tillë nga ana tjetër po e mohojnë nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, nga të dhënat e siguruara nga MPB-ja është bërë e ditur se për vetëm tre muaj, 265 persona kanë kërkuar azil jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat