Ikja masive e të rinjve nga Kosova, deputetët thërrasin seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Ikja masive e të rinjve nga Kosova, deputetët thërrasin seancë të jashtëzakonshme

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:47
Kuvendi i Kosoves

41 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar nga kryeparlamentari që të thërras një seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët kanë kërkuar nga Veseli që të thërras një seancë të jashtëzakonshme me 11.04.2019 (e premte) nga ora 10:00 me  pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta

Në kërkesën që deputetët i kanë drejtuar Veselit, ku thuhet se shifrat e publikuara se numri i të rinjve të larguar ka kaluar shifrën prej 170 mijë janë alarmante.

Sipas deputetëve, ekziston rreziku permanent që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes së vendit nga rinia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat