Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga fshati

Aktuale

Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga fshati

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:20
Donjeta, Shkëlqimi Pajazitaj

Pas dënimit me burg të përjetshëm që e mori Naser Pajazitaj, i dënuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës ka treguar se familja e tyre kanë pasur probleme me “pleqnarët e fshatit”.

Shkëlqimi ka rrëfyer ekskluzivisht për lajmi se çfarë u bëri presioni i “pleqnarëve të fshatit” që ata ta lëshojnë shtëpinë e tyre në Strellc të Deçanit.

Familja e Donjeta Pajazitajt edhe pse e mbytur në dhimbje nuk po gjen qetësi shpirtërore pasi disa persona të fshatit po i trokasin në derë vazhdimisht për t’ia mbajtur plagët e dhimbjeve të hapura.

Shkëlqim Pajazitaj tregon se familja e tij është larguar nga fshati Strellc, duke u zhvendosur në Pejë, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët sipas tij, po kërkojnë besë në lidhje me rastin e vrasësit të motrës.

Vëllai i Donjetës thotë se asnjëherë nuk kanë synuar të hakmerren në familjen e Naser Pajazitaj për rastin që ka bërë, pasi tha se kjo punë i është lënë në dorë drejtësisë dhe ajo ka marrë vërdiktin e saj.

Familja e Donjetës, pas dënimit me burg të përjetshëm, janë shprehur të kënaqur me dënimin.

Mirëpo, familja e Donjetës asnjëherë nuk ka ngacmuar as me fjalën më të vogël familjarët e tjerë të vrasësit të vajzës së tyre, e Shkëlqimi thotë se ata nuk do t’i bënin keq kurrë fëmijëve të vegjël të tij.

Kujtojmë, se gjykata në gjykimin e parë Naserin e kishte shpallë të pafajshëm, por pasi u kthye rasti në rigjykim, Naseri u dënua me burg të përjetshëm.

Shkëlqimi iu kthye edhe një herë rrëfimit se si ndodhi e gjithë ngjarja tragjike e vrasjes së motrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat