Haradinaj: Nuk e kam ftuar Vlora Çitakun në takim në SHBA, ka ardhë vetë

Aktuale

Haradinaj: Nuk e kam ftuar Vlora Çitakun në takim në SHBA, ka ardhë vetë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vend, Ramush Haradinaj këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në publik nuk ka dal asnjë dëshmi për takime me zyretarë të lartë të SHBA-ve, por kryesishtë ka qenë i pritur nga qytetarë shqiptarë që jetojnë atje.

Kryeministri Haradinaj atje e ka takuar edhe ambasadoren e Republikës së Kosovës Vlora Çitakun, për të cilën kohë më parë kishte thënë se është më shumë ambasadore e Presidentit Thaçi, sesa e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë për “Rubikon” ai ka duke folur për vizitën e tij në SHBA, ai ka thënë se e vlerëson punën e ambasadorës në disa aspekte, kur i ka thënë ato fjalë për atë, nuk i ka thënë gabimish dhe vazhdon të mendoj se duhet që vendi të përfaqësohet dinjitetshëm dhë të përfaqësohet vetëm vendi, e jo agjendat e caktuara.

“Unë e rrespektoj punën e ambasadores Çitaku, ka pas performancë të mirë në disa sesione të Këshillit të Sigurimit, por unë vazhdoj të kem vërejtjet e mia. Unë nuk e kam ftuar atë në takim, por e vlerëson që e ka parë të arsyeshme që të udhëtoj nga Washingtoni të më takoj”, ka thënë Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat