Viktimizohet Haradinaj: S’po kam kohë as për Anitën e fëmijët

Aktuale

Viktimizohet Haradinaj: S’po kam kohë as për Anitën e fëmijët

Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:12
Ramush dhe Anita Haradinaj

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është viktimizuar në momentin kur është pyetur për punësimet familjare e partiake në PTK.

Mes tjerash Haradinajt i është përmendur edhe punësimi i gruas të vëllaut të tij, e për cka thotë se nuk ka qenë në dijeni dhe se shumë rrallë shihet me ta përshkak angazhimeve që po ka.

Këtë viktimizim ai e vazhdoi duke thënë se nuk po ka kohë as për gruan dhe fëmijët e tij.

“Kanë shumë të drejtë qytetarët me u anku dhe me reagu. Ka ndikime direket e indirekte. Nuk është mesazh i mirë dhe nuk është në rregull por nuk është kjo që ka shkaktuar pasojë përveç që nuk ka një mesazh të mirë. Unë nuk di për punësimin e gruas të vëllaut tim. Unë i shoh shumë rrallë vëllaun e gruan e vëllaut tim. Shumë rrallë po e shoh edhe Anitën e fëmijët e mi. Unë dalë nga shtëpia në orën 7 të mëngjesit e kthehem në ora 23. Fëmijët janë në gjumë kur dalë, e në gjumë janë kur kthehem. Veç në vikend që po i shoh. Për besë as për Anitën s’po kam kohë. Rrallë po e shoh edhe atë”, tha Haradinaj në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat