Zyrtarët shtetëror me shumë shtëpi e banesa

Aktuale

Zyrtarët shtetëror me shumë shtëpi e banesa

Më: 10 prill 2019 Në ora: 22:49
Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ditë më parë ka nisur të publikojë të ardhurat financiare si dhe pasuritë e ndryshme të zyrtarëve shtetëror. 

Anëtari i Bordit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Ymeri ka deklaruar dy shtëpia dhe gjashtë banesa, dy nga këto të fundit në pronësi të fëmijëve të tij.

Ymeri nuk qëndron keq as me para të gatshme, të mbajtura në institucione financiare.

Image
Image

Për dallim nga Ymeri, drejtori i KRU “Gjakova”, Muhamet Lama ka deklaruar një shtëpi dhe tre banesa.

Image

I njëjti, para të gatshme (të përbashkëta) në institucione financiare ka mbi 70 mijë euro.

Image

E si pronar i dy banesave të përbashkëta dhe një shtëpie është deklaruar edhe këshilltari politik i Presidencës, Astrit Zatriqi.

Image

 

E çuditërisht, pronare e tre banesave është edhe Arbnora Jashanica nga Ndërmarrja Publike Banesore- Prishtinë.  Prejardhja e kësaj pasurie, sipas saj është e përbashkët me bashkëshortë jashtëmartesor.

Image

Jashanica poashtu i ka deklaruar paratë e gatshme në institucionet financiare.

Image

 

Si pronar i tre banesave është deklaruar edhe Yll Rugova nga Komuna e Prishtinës.

Image

Edhe ushtruesi i detyrës së dekanit në Universitetin Publik të Prizrenit, Halim Bajraktari është pronar i tre shtëpiave, për të cilat thotë se i ka nga punësimi si dhe dërgesa të vëllezërve nga Italia.

Image

Kujtojmë faktin se brenda pak ditësh Agjencia Kundër Korrupsionit, pritet që radhazi të publikojë pasuritë dhe të ardhurat edhe të shumë zyrtarëve tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat