E zbulon Rashiq: Thaçi e Vucic e publikojnë marrëveshjen në qershor

Aktuale

E zbulon Rashiq: Thaçi e Vucic e publikojnë marrëveshjen në qershor

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:14
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Zyrtari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vucic, do ta publikojnë marrëveshjen mes dy vendeve në qershor të këtij viti.

Rashiq ka thënë në emisionin Pressing , se marrëveshja, që sipas tij, do të publikohet në formë të draftit në qershor.

Ai thotë se Thaçi e Vucic po heshtin për momentin sepse janë në hapat finalë për një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve.

“Nevojitet incident për të arritur marrëveshje, dikush do të humbë diçka”, ka thënë Rashiq.

“Unë kam thënë se do të ketë një marrëveshje, dhe ajo do të jetë në qershor. Do të bëhet një draft marrëveshje dhe do t’iu duhen gjashtë muaj për ta proceduar atë”, ka shtuar ai.

Politikani serb thotë se ideja, sipas tij, është e Thacit dhe Vucicit dhe ata kanë raporte të mira mes vete.

“Unë e konsideroj që dy presidentët kanë raporte të mira. Ata kanë komunikim të rregullt dhe gjuha e trupit të tyre kanë raporte jo aq armiqësore sa thonë”, ka thënë Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat