Kadri Veseli: Mos ikni se do të bëhet mirë

Aktuale

Kadri Veseli: Mos ikni se do të bëhet mirë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:38
Kadri Veseli

Në kohën e raportimeve për numrin e madh të kosovarëve që po largohen nga vendi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shteti nuk forcohet duke ikur as duke u tërhequr nga sfidat.

Veseli në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku edhe u bë hapja e bibliotekës digjitale, shtoi se pas një dekade të shpalljes shtet, institucionet duhet të punojnë më mirë e më mençur.

“Sfidat kanë qenë gjithmonë por kemi qenë me ata që nuk u jemi dorëzuar sfidave. Në situatën që kemi sot sfidat janë evidente por më të vogla se sa ato që kanë qenë ndoshta dy dekada më herët. Në luftë jemi ballafaquar me Serbinë dhe kemi sot suksesin tonë. Një dekadë pas formimit të shtetit duhet të punojmë më mirë e më mençur. Nuk forcohet shteti as duke u larguar por as duke u tërhequr nga kjo sfidë. Mos ikni se do të bëhet mirë”, ka thënë ai.

Tutje Veseli shtoi se Kosova është shtet perëndimor që do t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian.

“Në një shtet që është perëndimor dhe do iu bashkëngjitet BE-së. Jam i lumtur që sot lansojmë projektin e digjitalizimit të bibliotekave tona dhe kjo i mundëson studentëve të jenë të barabartë me studentët e vendeve tjera. Kosova është shtet i pavarur dhe do jetë shtet i integruar në NATO në BE”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat