Ymeri: Migrimi po bëhet vullnet kolektiv jo vetëm individual

Aktuale

Ymeri: Migrimi po bëhet vullnet kolektiv jo vetëm individual

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:32
Visar Ymeri

Deputeti Visar Ymeri nga PSD tha se gjendja aktuale nuk mund të zgjidhet me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për migrimin e qytetarëve, Ymeri tha se migrimi nga Kosova po bëhet vullnet e vendim kolektiv.

Ymeri tha se duhet të ketë një model ekonomik që bënë trajtim të barabartë të qytetarëve.

Ymeri: Migrimi është bërë gati vullnet kolektiv

“Kur i shohim statistikat, dhe trendin përgjatë viteve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët largohen nga Republika e Kosovës, shumë lehtë mund të konstatojmë që nga përcaktim individual, migrimi është duke u bërë gati vendi me vullnet kolektiv, dhe në këtë drejtim duhet të analizojmë se cilat janë shkaqet e këtij migrimi. Kur ka numër në rritje të qytetarëve që duan të lëshojnë vendin, nuk ka se si mos të konstatojmë që shkaqet qenkan strukturore, pra nuk është këtu vullneti ose përcaktimi individual për një jetë më të mirë siç thuhet, edhe pse natyrisht që lëvizja migrimi bëhet gjithmonë për një jetë më të mirë, pra edhe ata që kanë ikë nga Siria në Evropë kanë ikë për një jetë më të mirë sepse jeta në Siri ka qenë e pamundshme, në këtë drejtim me këtë fjali mendoj që relativizojmë shumë, kur themi që qytetarët po ikin për një jetë më të mirë”, tha ai.

Ai tha se duhet të përdoret sistemi arsimor i Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët të jenë të aftë e gatshëm të ballafaqohen me kërkesat ekonomike të së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat