Limaj përkujton heroin e kombit, Agim Ramadani

Aktuale

Limaj përkujton heroin e kombit, Agim Ramadani

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:47
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së heroit të Kombit, Agim Ramadani.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se kujton me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares dhe luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana.

 “Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Shkrimi i plotë i zëvendëskryeministrit: Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani - Katana. Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë. Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat