18 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë

Aktuale

18 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:55
Riçerat

18 raste të reja të pickimit nga rriqrat janë evidentuar në Komunën e Malishevës. Institituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë thirrje që qytetarët të shtojnë masat e sigurisë dhe kujdesit nga rriqrat.

Rriqrat janë problem i madh kur temperaturat fillojnë të ngriten. Sidomos në zonat që këto insekte qarkullojnë.

Komuna e Malishevës ndër vite përballet me këtë çështje. Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë të kësaj komune, vetëm gjatë këtij viti, 18 persona janë pickuar nga rriqrat dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, pickimi i rriqrave ka filluar dhe ky është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së etheve hemorragjike.

Komunat që më së shumti janë prekur nga ethet e tilla janë Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka dhe Gjakova.

Era Pireva, zyrtare nga ky Institut i ka thënë Insajderit se ekipet janë në terren çdo ditë dhe po bëjnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik në të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.

IKSHPK ka bërë apel që qytetarët të shtojnë masat e sigurisë dhe kujdesit. Ata kanë radhitur një varg rekomandimesh se si të ruhen nga ethet hemorragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat