Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet dhe të lënë profesionet e tjera që i ushtrojnë

Aktuale

Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet dhe të lënë profesionet e tjera që i ushtrojnë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:02
Teuta Haxhiu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka propozuar që të gjithë deputetët të mbajnë vetëm postin e deputetit dhe të heqin dorë nga ushtrimi i ndonjë profesioni tjetër.

Gjithashtu, ajo ka propozuar edhe krijimin e një fondi me mëditjet e deputetëve, që nënkupton heqje dorë nga mëditjet dhe të njëjtat para të shërbejnë për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.

Në debatin për migrimin e të rinjve kosovarë, deputetja Teuta Haxhiu tha se duhet të hidhet një hap tutje për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga ushtrimi i profesioneve të tjera

“Propozoj që të gjithë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të deputetit në këtë legjislaturë, të heqim dorë nga ushtrimi i profesionit tjetër, përpos të deputetit, në mënyrë që të u japim mundësi të rinjve dhe të rejave të diplomuar, që janë të shumtë në Kosovë, dhe nuk po kanë mundësi të punësohen.... Propozoj që nga sot, të gjitha grupet parlamentare ta kenë nga një përfaqësues në një grup që kisha dashtë me quajt një komision të ngritur, në mënyrën që deputetët vullnetarisht të heqin dorë nga mëditjet dhe ato mëditje t’i qojmë një buxhet të Kuvendit të Kosovës, i cili do të shkonte qoftë për favorizimin e bizneseve të cilët do të punësonin të rijnë, apo vet Kuvendi të hartojë politika se ku do ta dërgonte këtë buxhet”, tha ajo.  

Ajo tha se dokumentet që po nxjerrën në Kuvend nuk po zbatohen, andaj sipas saj Kuvendi duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat