Gjuriq: Serbët nuk do iu lëshojnë shqiptarëve katër komunat - Bota Sot
Gjuriq: Serbët nuk do iu lëshojnë shqiptarëve katër komunat

Aktuale

Gjuriq: Serbët nuk do iu lëshojnë shqiptarëve katër komunat

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:09
Marko GJuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë të Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq theksoi se nuk do iu lëshojnë shqiptarëve katër komunat në veri, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

"Shqiptarët kanë menduar plan fantastik, kanë shpresuar se serbët në veri do të bojkotojnë zgjedhjet dhe ata do shëtisin në institucionet serbe dhe vendosin atje shqiptarë apo dikë si marioneta, ndërsa serbët të mbeten anash, por këtë nuk do ta lejojmë", tha Gjuriq.

Ai theksoi se me presidentin dhe kryeministrin kanë plane investive, për ndërtimin e spitaleve të reja gjë që nuk është bërë deri më tani.

"Çka do që do bënim, do të ketë kundër, do ketë akuza ndaj qeverisë dhe përfitime në aspektin politik", tha ai.

Ai ka njoftuar se gjatë vizitës në ShBA, i ka njoftuar bashkëbiseduesit me gjendjen reale të serbëve, problemeve që ata kanë  dhe qëndrimin e Serbisë se nuk lejohet shkelja e tyre dhe shpreson se ata e kanë kuptuar këtë qëndrim.

Lidhur me qëndrimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk pret asgjë nga takimi në Berlin, Gjuriq ka thënë se politika e Prishtinës ka dy fytyra, njëra para bashkësisë ndërkombëtare ku thotë se është për dialog edhe heqje taksës dhe tjetra para opinionit të brendshëm, ku thotë se taksat janë vendosur me qëllim dëmtimin e Serbisë.

"Ata fshehin se qëllimin kryesor  e kanë dëmtimin e Serbisë, me këtë dëshmojnë edhe qëndrimin ndaj dialogut, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare ka vende që ndryshe flasin e ndryshe vepron” tha ai.

Igor Simiç nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se ardhja e cilitdo që nuk është pjesë e Listës në krye të komunave do thotë ndërprerje e lidhjeve të serbëve të Kosovës me Beogradin dhe katastrofë për serbët.

"Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona, por askush nuk mund të thotë se nuk jemi përpjek për interesa të popullit tonë, Nuk kemi lejuar të bëhemi marioneta në duar të askujt në Prishtinë ", tha Simiç.

Edhe kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka thënë se shpallja e zgjedhjeve është përpjekje e Prishtinës për vendosje të kontrollit në veri.

"Zgjedhjet janë përpjekje për përmbylljen e tregimit për Kosovën, sepse kanë menduar se ne do të bojkotojmë zgjedhjet ", tha Rakiç duke shtuar se kjo do të thoshte edhe aneksimi i pjesës së qytetit me jug ku nuk jeton asnjë serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...