Haradinaj: Beteja e Koshares mbylli epilogun e luftës

Aktuale

Haradinaj: Beteja e Koshares mbylli epilogun e luftës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:04
Foto

Koshares shënuan historinë e Kosovës.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se beteja e Koshares kishte efekt të jashtëzakonshëm, ishte një sulm frontal që rezultoi me çlirimin e Kosovës.

Haradinaj: Beteja e Koshares mbylli epilogun e luftës

“Një njësi e madhe në numër, me fuqi zjarri, ekspertizë ushtarake lufte filloi një sulm frontal mbi forcat e okupatorit dhe e mbylli epilogun e luftës. Kjo betejë në përmasa të veta e kishte fuqinë e madhe dhe si mesazh ishte e ngjashme sikur 24 marsi 1999. Fakti se forcat e NATO-s ndërhyn në luftën e Kosovës, ishte një fakt i pamohueshëm që e bëri kthesën e madhe, por edhe një ditë e madhe ka qenë vetë fakti i fillimit të sulmit frontal nga brigadat, tash e heroit tonë Agim Ramadani”, tha Haradinaj.

Ndërsa, bashkëluftëtari i heroit Agim Ramadani, deputeti Anton Quni, tha se jeta dhe vepra e Agim Ramadanit dhe luftëtarëve të tjerë në betejën e Koshares ishte kreshnike dhe e lavdishme.

Quni: Agim Ramadanit i dha shpirt betejës para së cilës u gjunjëzuan forcat serbe

“Ne që ishim dëshmitarë të ngjarjeve, në krahët e Agim Ramdanit, Sali Çekajt, Abazi Thaçit, Xhevat Fetahaj, Ali Hasit dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në betejën e Koshares do të jemi në çdo përkujtim në numër më të vogël, por edhe pjesëmarrësi i fundit i betejës së Koshares pas disa dekadave, ndoshta po me këtë hapësirë e ka për detyrë që para nipave, mbesave edhe një herë të sjellë në kujtesë lavdinë e Agim Ramadanit, i cili i dha shpirt betejës para së cilës u përkulën dhe u gjunjëzuan forcat serbe”, tha Quni.

Jeton Ramadani, i biri i heroit Agim Ramadani, duke përshëndetur të pranishmit, uroi që kjo datë e shënimit për heronjtë e rënë në Koshare të orientojë Kosovën në rrugën drejt të së ardhmes.

Ramadani: Kjo ditë të ndryshojë rrugën e ndërtimit të shtetit

“Në emër të familjes Ramadani dhe të gjithë familjarëve të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen në përvjetorin e 20-të të rënies në altarin e lirisë të babait tim dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre i sollën dritë lirisë. Uroj që kjo ditë të na ndryshojë rrugën e ndërtimit të shtetit ashtu siç dëshiruan më të mirët tanë”, tha Ramadani. 

Në betejën e Koshares ranë heroikisht 114 dëshmorë, tashmë të shpallur nga presidenti Hashim Thaçi heronj të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat