Zeka: Kam diskutuar me gruan që të ikim nga Kosova

Aktuale

Zeka: Kam diskutuar me gruan që të ikim nga Kosova

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:09
Milaim Zeka

Kuvendi i Kosovës pas pauzës ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për ikjen e qytetarëve jashtë vendit.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka gjatë fjalës së tij fajësoi lidershipin politik në Kosovë për ikjen masive të qytetarëve nga vendi. Zeka madje shtoi se edhe ai dhe gruaja e tij kanë shqyrtuar mundësinë për t’u larguar nga Kosova, ndonëse të dy kanë një rrogë dhe punë të mirë.

“Unë jam deputet, gruaja e ka një rrogë të mirë por kushtet në të cilat jetojmë nuk janë normale. Një zëvendësministër i Qeverisë e ka një zyre 10 metra, ndërkohë që një deputet nuk ka zyre ku mund t’i presë qytetarët”, u shpreh ndër të tjera Zeka.

Zeka po ashtu kritikoi zyrtarët shtetërorë të cilët mbajnë disa vende pune, ndërkohë që qytetarët e Kosovës vuajnë për bukë. Zeka në fund e quajti Kosovën, Republikë të Burdushit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat