Haxhiu: Kryeministri do të duhej të tregoi si e adreson këtë eksod

Aktuale

Haxhiu: Kryeministri do të duhej të tregoi si e adreson këtë eksod

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:45
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës ka shpërfillur problemin e madh me të cilin po përballet Kosova sa i përket migrimit, dhe ka shpërfillur deputetët e Kuvendit, duke mos qenë i pranishëm sot në seancën e jashtëzakonshme.

Sipas Albulena Haxhiut, kryeministri Ramush Haradinaj do të duhej të ishte në seancë të enjten për të treguar si e adreson eksodin e kosovarëve.

Haxhiu: Kryeministri nuk ka as vullnet as vizion

“Kryeministri Haradinaj do të duhej të ishte këtu, të paktën për dy arsye, për të na treguar si e adreson këtë eksod, e dimë që nuk ka vizion as vullnet, por të paktën duhet të ishte këtu para se gjithash dhe mbi të gjitha të distancohej nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij Halil Matoshi, i cili thotë ‘zërat që adresojnë ikjën e të rinjve nga Kosova, janë të paguar nga Rusia’, kështu deklaron këshilltari politik i kryeministrit të vendit. Dhe, me bo një deklaratë të tillë ose duhet të jesh i verbuar nga pushteti e nga luksi, në mënyrë që mos me mujt me pa përtej vetës ose nuk e di si nuk po shohin këta njerëz. Dhe, po ashtu kryeministri do të duhej të ishte këtu dhe të na tregonte se si mundet ende të qëndroi kryeministër teksa sheh kolonat e gjata te të rinjve, të rejave, grave, vajzave para ambasadave”, tha ajo.

Ajo tha se ‘kryeministri duhet të shkojë në shtëpi”.

Haxhiu shtoi se asnjë qeveri nuk e ka pasur në plan mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat