Sejdiu: Të bashkohemi që të eliminojnë nga skena politike, ata që po na eliminojnë nga atdheu

Aktuale

Sejdiu: Të bashkohemi që të eliminojnë nga skena politike, ata që po na eliminojnë nga atdheu

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:11
Deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu

Në këto momente është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovë rreth problemit të valës së emigrimit të qytetarëve. 

Deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu ka akuzuar pushtetin për ikjen e qytetarëve nga vendlindja.  

“Qytetarët nuk po ikin varfëria, as nga hjekat, ata po ikin nga ju që keni zaptu çdo pore të shoqërisë.”, u shprehë Sejdiu. 

“Çka keni prek e keni rrënu e shkatërru.  Kjo ja ka humb shpresën qytetarëve.”, vazhdoi ai tutje. 

Ai tha se nuk mund të marrë të drejtën të ju bëjë thirrje qytetarëve që të mos ikin, por ai bëri një thirrje tjetër për qytetarët. 

“Te bashkohemi te eliminojnë nga skena politike ata qe po na eliminojnë nga atdheu. Qe gjenerata e reja te mos kërkojnë shpresën dikund tjetër.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat