BE : Nuk ka vend për mohim dhe relativizëm të masakrës së Reçakut

Aktuale

BE : Nuk ka vend për mohim dhe relativizëm të masakrës së Reçakut

Nga: F.B Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:14
Masakra e Reçakut

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Maja Kocijançiç ka deklaruar sot se nuk ka vend për mohim dhe relativizëm të masakrës së Reçakut në janarin 1999, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Mohimi dhe relativizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Duke respektuar viktimat pushteti duhet të përmbahet dhe të punoj sinqerisht në vlerësimin real të së kaluarës. Regjioni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve ", ka thënë Kocijançiç.

Qeveria e Kosovës sot me propozim të zëvendës kryeministrit Enver Hoxhaj ka miratuar vendimin për ligjin e dënimit të mohimit të krimeve të luftës në Kosovë.

"Diskursi që shfrytëzojnë politikanët serbë për krimet në Kosovë, duke tentuar të fshehin të vërtetën dhe mohojnë krimet që ka bërë Serbia ndaj civilëve në Kosovë është i papranueshëm ", ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se rasti i ministrit Ivan Todosijevip nuk është i pari dhe se deklarata të këtilla ka pasur edhe nga anëtarë tjerë të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, që kanë hasur në mbështetje të presidentin të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe anëtarëve të Qeverisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë Vuçiq para disa dite ka deklaruara se nuk kishte masakër në Reçak dhe se ajo ishte e fabrikuar nga Uliam Voker ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së.

Për shkak të deklaratës së ngjashme për Reçakun, kryeministri Haradinaj para dy dite ka shkarkuar ministrin e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat