Merkel me 29 prill para Vuçiqit dhe shqiptarëve paraqet këto kërkesa të forta

Aktuale

Merkel me 29 prill para Vuçiqit dhe shqiptarëve paraqet këto kërkesa të forta

Nga: F.B Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:32
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Çka do të ndodh me 29 prill në Berlin? Në ditën e parë të Kërshëndellave Ortodokse do zgjidhet fati i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me këtë edhe Kosovës. Fjalën kryesore do ta ketë kancelarja Angela Merkel që ka përgatitur kushte të shumta për shqiptarët edhe serbët që duhen përmbushur sa më parë, shkruan “Expreso”, transmeton “Bota sot”.

Si merr vesh “Espreso” në Berlin me 29 prill mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit, ndërsa kancelarja gjermane Merkel do ketë porosi të qarta për Vuçiqin, por edhe Thaçin dhe Haradinajn.

“Pres që Merkel të bëjë të ditur çka duhet të bëjë Prishtina, por po ashtu edhe Beogradi që dialogu të vazhdoj dhe të zgjidhet çështja e Kosovës”, ka thënë një burim diplomatik.

Sipas këtij burimi Merkel do kërkoj nga Haradinaj të heq taksat, ndërsa nga Vuçiq dhe Brnabiç do të kërkoj arritjen e kompromisit por të harroj përcaktimin e kufijve.

“Do të ketë biseda të vështira, por pritet që takimi të nis të gjithë rastin nga pika e vdekur” ka thënë një burim nga qeveria e Serbisë.

Para Serbisë do paraqitet qëndrimi që qeveria e Kosovës duhet të harmonizoj politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.

“Ne në BE mendojmë se Serbia në të ardhmen duhet të ketë përqindje të madhe të harmonizimit”, ka thënë Aksel Kil nga Komiteti për zgjerim në BE.

Vendet kandidate duhet të harmonizojnë me kohë politikat e tyre me atë të BE-së, në vitin 2016 kjo përqindje ishte 67 për qind.

Sipas fjalëve të tij Serbia duhet të bëjë analizë të politikës së sigurisë, që duhet të harmonizohet me parimet, politikën e sigurisë dhe mbrojtjen si BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat