Edhe Federica Mogherini do jetë pjesë e takimit të liderëve në Berlin

Aktuale

Edhe Federica Mogherini do jetë pjesë e takimit të liderëve në Berlin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:56
Shefja e Bashkimit Europian Federica Mogherini

Shefja e Bashkimit Europian Federica Mogherini, do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim mes liderësh të Ballkanit Perëndimor, është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez Emanuel Macron ndërsa do të mbahet më 29 prill në Berlin.

”Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë një burim i Tanjugut serb në Bruksel.

Në këtë event të organizuar nuk është bërë e ditur për pikat e rendit të ditës, por pritet që bisedimet të zhvillohen për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të jenë pjesë e këtij takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat