Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për krime lufte

Aktuale

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për krime lufte

Nga: Bota Sot Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për  Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Gjithashtu, në komunikatën për media thuhet se arrestimi është bërë aktvendim të Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës.

“Sot më 11.04.2019, nga Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për  Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit  të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit. Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”, thuhet në komunikatën për mediat./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat