Skandaloze: Deputetëve nuk ju intereson largimi i qytetarëve nga Kosova, vetëm 15 prej tyre flasin në Kuvend

Aktuale

Skandaloze: Deputetëve nuk ju intereson largimi i qytetarëve nga Kosova, vetëm 15 prej tyre flasin në Kuvend

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:41
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit u thirrën sot për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova, por duket se kjo nuk ju ka interesuar shumë deputetëve, pasi në seancë gjindeshin vetëm 15 prej tyre më shumë se një orë.

Kryesuesi i seancë nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala është detyruar që ta ndërpresë seancën e jashtëzakonshme pasi nuk ka pasur kourum.

Dy deputetë nga LVV, tre nga radhët e PDK, dy prej AAK, një nga Nisma dhe shtatë nga radhët e LDK-së.

Kurse, deputeti më i ri në Kuvend që është nga LDK’ja, Fidan Rekaliu dhe i cili ka thirrur seancën e sotme, ka treguar se nuk kanë arritur të formojnë ndonjë rezolut për këtë.

Ai tha se partitë duhet të dërgojnë një përfaqësues të tyre për formimin e një rezolute unifikuese.

“Dua t’i falenderoj të gjithë ata deputetë që u interesua për këtë seance, dua që secila nga partitë politikë të dërgojnë nga një përfaqësues të tyrë për formimin e një rezolute unifikuese nga të gjitha grupet paralmentare, në momentin që e bëjmë këtë rezulotë do të njoftojmë kryesin e Kuvendit”, tha Rekaliu.

Kurse, seanca e Kuvendit do të mbahet nesër nga ora 10 ka njoftuar kryesuesi i seancës Kujtim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat