Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e Adem Grabovcit

Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e Adem Grabovcit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 20:56
Adem Grabovci

(E plotësuar) - Vetura e ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sot ka shkaktuar aksident.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në dalje të autostradës te Gjurgjica ku të përfshira janë dy automjete dhe raportohet vetëm për dëme materiale”, ka deklaruar Hoxha, i cili shtoi se njësitet kompetente policore po trajton rastin.

Ndërkohë që vetë Grabovci e ka konfirmuar për medie se ka qenë vetura e tij e cila e ka goditur një veturë tjetër, por që nuk ka treguar nëse ai ka qenë duke e vozitur veturën e tij apo  jo.

***

Para pak çastesh, është aksidentuar ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Mediat vendore kanë raportuar se aksidenti ndodhi në Gjurqicë, respektivisht tek udhëkryqi Prizren-Pejë-Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat