Reagim i ashpër ndaj Qeverisë për ikjen e qytetarëve: Marrja ju mbuloftë… - Bota Sot
Reagim i ashpër ndaj Qeverisë për ikjen e qytetarëve: Marrja ju mbuloftë…

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Qeverisë për ikjen e qytetarëve: Marrja ju mbuloftë…

Nga: A.ZH Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:05
Kuvendi i Kosovës

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka kritikuar kabinetin qeveritar, që nuk mori pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u diskutua për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Murati në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria është fajtore që e ka sjellë vendin në këtë gjendje, përcjell Bota sot.

“Marrja ju mbuloftë, politikë joparimore e klienteliste, tash e 20 vite”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Muratit:

Thirret seance per ikjen e kosovareve jashte vendit, kabineti qeveritar as nuk e merr mundin me u doke ne Kuvend. Qeverine aktuale e ka kape zori se po i fajesojme ata per kete fenomen. Po, keni faj. Ama jo vetem ju. Faj ka secila Qeveri qe e ka pru vendin ne kete gjendje. Pse me nejte te rinjte e shkolluar kur mjafton me e pase nje kartele partiake nje analfabet funksional edhe e merr vendin e punes para saj/tij. Marrja ju mbulofte, politike joparimore e klienteliste, tash e 20 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...