Këshilltari i Veselit: Nuk mendoj se Vetëvendosje ka ndonjë të ardhme në Shqipëri

Aktuale

Këshilltari i Veselit: Nuk mendoj se Vetëvendosje ka ndonjë të ardhme në Shqipëri

Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:49
Adri Nurellari

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Adri Nurellari, ka thënë se nuk sheh ndonjë të ardhme të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka provuar të hyjë edhe në Maqedoni, por ka dështuar.

“Mua më duket e vlefshme, nuk pajtohem me shumë prej mendimeve dhe ideve, sidomos atyre që kanë të bëjnë me leksionin marksist dhe të majtë, por e shoh me skepticizëm të ardhmen e saj. E kemi parë VV’në që bëri një orvatje të tillë në Maqedoni. Ata kanë bashkëvepruar shumë me Besën dhe atje dolën nga dora, ata dolën nga dora e vetes. Nuk shoh se ka ndonjë perspektivë aq të madhe”, ka thënë Nurellari në Zona B.

Ai ka thënë se megjithëse e sheh të mirëpritur VV’në në Shqipëri, thotë se nuk sjell asgjë të re në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat