Zogaj e përshkruan dhimbshëm ikjen e qytetarëve: Po ikin nga kjo tokë për të cilën është derdhur gjaku i rreth 14 mijë bijve dhe bijave më të mira

Aktuale

Zogaj e përshkruan dhimbshëm ikjen e qytetarëve: Po ikin nga kjo tokë për të cilën është derdhur gjaku i rreth 14 mijë bijve dhe bijave më të mira

Nga: H.O. Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një ndër problemet më të cilat po përballet shteti i Kosovës është edhe ikja masive e qytetarëve të saj, drejtë vendeve tjera evropiane dhe më gjerë. Si rezultat i situatës politike dhe ekonomike në vend, atyre po iu pamundësohet qëndrimi në vendlindje.

Një çështje e tillë është diskutuar sot në Kuvend, po që interesim gjeti vetëm tek 15 deputetë dhe tek asnjë ministër i kabinetit qeveritar.

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se ikja e shqiptarëve nga Kosova është gjamë e rëndë, sepse për këtë tokë është derdhur gjaku i rreth 14 mijë bijve dhe bijave më të mira që janë flijuar duke iu kundërvënë okupatorit serb.

Image
Skender Zogaj

“Ikja është gjamë sepse, bëhet fjalë për të njejtit qytetarë që pas luftës, i braktisën të mirat që u ishin ofruar nga vendet e ndryshme të botës dhe erdhën në Kosovë dhe e filluan jetën sipër rrënojave e nën shatore dhe nën strehimore plasmasti, duke pjekur bukën në prushin e ndezur nëpër oborre! Kjo sepse e kishin shpresën se vetëqeverisja do t’ua hapte dhe forconte perspektivën! Por kjo nuk ndodhi, sepse, iku okupatori i huaj dhe vendi e populli ra në kthetrat e strukturave kriminale të cilat e riokupuan Kosovën”, thekson analisti Zogaj.

Ai thotë më tutje se Kosova sot është pronë e 1200 grabitësve dhe 12.000 sejmenëve e rreth 30.000 argatëve të tyre. Kjo e ka ngulfatur jetën dhe e ka zvetnuar shpresën e njerëzve të cilët të vetmen shpresë e shohin te ikja.

“Kjo nuk është ikje nga halli i bukës por është rezultat i shpresës së vrarë! Prandaj, tash nuk ka asnjë mundësi të parandalimit, por ka mundësi të vetëdijësimit për gjendjen e krijuar dhe, më në fund të fillojë të funksionojë shteti ligjor, duke vënë nën pranga nëntokën e krimit dhe armatën e njerëzve me diploma të blera që ua kanë zënë vendet e punës diku rreth 10 mijë të rinjve me shkollim të rregulltë! Ky është hapi i parë që duhet të bëhet nëse dëshirojmë që të ringjallet shpresa e këlutur”, thotë analisti Skender Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat